Kryeministri, Edi Rama ka reaguar sërish pas akuzave që ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë ndaj policisë për vdekjen e 32 vjeçarit Laert Kurti, gjatë shoqërimit në komisariatin numër 3.
Rama e cilësoi Berishën si “hienë”, duke shtuar se po i hidhte fajin policisë ndërkohë që prokuororia kishte folur qartë.
Reagimi i Ramës pas akuzave të Berishës:
Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!
Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!