Një vajzë e re nga Kalifornia është bërë shumë virale në “TikTok”, pasi ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë. Ajo quhet London dhe ka zbuluar se babai i saj është abonuar në platformën për të rritur “OnlyFans” dhe blen përmbajtjen që ajo poston.
Vajza në fjalë bëri një video, të cilën e postoi me ndjekësit në “TikTok” dhe i lajmëroi ata se do të tregonte një histori të vërtetë.
“Kuptova se ‘Hot daddy’ ishte babai im, i cili blinte përmbajtjen time në “OnlyFans “çdo muaj”, ka treguar modelja, e cila menjëherë u bë virale në rrjet për shkak të kontekstit që ka.
Gjithashtu komentet ishin të menjëhershme, ku të gjithë lanë përshtypjet e tyre pas asaj që kishin parë në platformë. Shumica e këtyre shprehjeve lidheshin me sigurinë e të resë, duke shtuar se për mirëqenien e saj shpresonin që babai i saj të mos jetonte me të.
Disa përmendën se këto lloj ngjarjesh janë më të shpeshta nga sa mund të imagjinohet, pasi regjistrimi në platformën “Onlyfans” nuk duhet të jetë domosdoshmërisht me emrin tuaj të vërtetë, kështu që mund të ndodhë një lloj konfuzioni.
Shqetësimi i ndjekësve që komentuan videon e saj u shtua kur u saktësua se babai i saj do të kishte bërë një abonim të plotë për të parë videot dhe fotot e saj të natyrës seksuale