-640-0-ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1-1685469324

Mbrëmjen e djeshme është plagosur një punonjës policie në vendin e quajtur “21 Dhjetori”.

Mësohet se rreth orës 21: 50 polici me inicialet H. H. është rrëzuar nga biçikleta dhe është plagosur.

55-vjeçari është transportuar me ambulancë në spitalin “Nënë Tereza” ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.