Personat që shihni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi. Shkëlqim dhe Florian Dukaj planifikuan dhe realizuan vrasjen e Reçit për shkak të një problemi me pronësinë. Kjo pasi biznesmeni kërkonte që të investonte në një pronë, pranë asaj të dy vëllezërve Dukaj. Madje raportohet se të tre janë takuar për të diskutuar, por mesa duket palët nuk kanë rënë dakord.

FOTOT/ Ekzekutuan me plumb në kokë biznesmenin Eduart Reçi,

SHKËLQIM DUKAJ
FOTOT/ Ekzekutuan me plumb në kokë biznesmenin Eduart Reçi,

FLORIAN DUKAJ

Dy vëllezërit Duka janë zbuluar pas kryerjes së eksperimentit hetimor dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë përreth zonës ku ndodhi vrasja e biznesmenit. Më pas, në ambientet në pronësi të dy vëllezërve, u gjet edhe arma e krimit dhe silenciatorët e përdorur natën e vrasjes./gazetajone