Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në protestën e thirrur nga “Lëvizja Bashkë” përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, ku janë përplasur verbalisht anëtarët e kësaj lëvizjeje me kreun e një tjetër force politike, Adriatik Lapajn.
Shkak sipas raportimeve flitet se është bërë prezenca “fodulle” e Lapajt në protestë, i cili ka shkuar aty pa radhë dhe ka marrë menjëherë mikrofonin për të mbajtur fjalimin e tij.
Kjo gjë ka acaruar mbështetësit e Arlind Qorrit, i cili ndonëse është organizatori i protestës, nuk kishte arritur të fliste ende.
Ata i kanë drejtuar Lapajt thirrje si “i shitur” dhe i kanë kërkuar të dorëzojë megafonin dhe të largohet.
Lapaj i ka provokuar edhe më keq, duke thënë se “komunistët nuk bëhen njerëz”.