Një 60-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga nga oficerët e Komisariatit Nr. 4, pasi goditi me lopatë një person.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mylsym Keta”. 40-vjeçari që u plagos është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia përveç lopatës që autori i ngjarjes përdori i ka sekuestruar edhe një thikë gjatë arrestimit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi M. T., 60 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë (lopatë) shtetasin A. C., 40 vjeç, dhe më pas është larguar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë veprimeve të shpejta shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. T., 60 vjeç. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.