Plas skandali në OTP Bank , siguria në pikëpyetje, punonjësja vjedh 20 000 euro dhe zbulohet rastësisht pas disa muajsh

Një rast i ri vjedhjeje në një nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ka hedhur dyshime mbi sigurinë e brendshme të këtyre institucioneve financiare.

Pak kohë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi një punonjëse të bankës “OTP”, A.G., me 30 vjet burg të konvertuar në 5 vjet shërbim prove, pasi kishte përvetësuar mbi 20 mijë euro brenda një muaji.

Sipas një kontrolli të brendshëm të rastësishëm, u zbulua se A.G. kishte abuzuar me sistemet e bankës, duke rritur në mënyrë të paautorizuar limitet e kartës së saj të kreditit.

SKANDAL/ Banka OTP vodhi mijëra klientë, Banka e Shqipërisë e toleron me gjobë minimale

Më tej, ajo aplikoi për karta të reja kreditore, duke përdorur të dhënat e kolegëve pa dijeninë e tyre dhe duke kryer pagesa e tërheqje të shumta nga bankomatët.

Ngjarja filloi të dalë në pah në fund të vitit 2023, kur A.G. nuk përmbushi detyrimet e saj financiare, ndonëse kishte nënshkruar një deklaratë për kthimin e shumave të përvetësuara.

Pas dështimit për t’i kthyer paratë dhe humbjes së kontaktit me të, banka “OTP” ngriti një kallëzim penal ndaj saj.

Në dëshmitë e saj, A.G. justifikoi veprimet me vështirësitë financiare të familjes së saj, të lidhura me borxhe të trashëguara.

Procesi gjyqësor përfundoi me shpalljen e saj fajtore për “vjedhje të bankave”, ndërsa sistemi i sigurisë i “OTP” mbetet nën kritika për reagimin e ngadaltë ndaj kësaj situate.

Plas skandali në OTP Bank , siguria në pikëpyetje, punonjësja vjedh 20 000 euro dhe zbulohet rastësisht pas disa muajsh
Plas skandali në OTP Bank , siguria në pikëpyetje, punonjësja vjedh 20 000 euro dhe zbulohet rastësisht pas disa muajsh

/radar.al