Irena Beqiraj

Ndërsa shëtit në shëtitoren bregdetare rreth 7 km në Nicë të Francës , është letësisht e dallueshme se vija bregdetare është e mbushur me plazhe publike shumë të pastra e tek tuk syri të zë ndonjë plazh privat .
Ndryshe nga cfarë sheh në Vlorë ku gjithë vija bregdetare është e mbushur me plazhe private edhe pranë kanaleve të ujrave të zeza gjen ndonjë plazh publik .

Ky ndryshim thelbësor në këto dy vija bregdetare nuk mund të mos më sillte ndërmend dy koncepte të rëndësishme ekonomike , transferimin e vlerës edhe krijimin e saj !
Per jo ekonomistët një shembull klasik i transferimit të vlerës ( megjithese e paligjshme ) është e ashtuquajtura “Grabitja e Madhe “. Në të vitit 1963, Bruce Reynolds dhe banda e tij prej 16 vetësh grabitën nga Posta Mbretërore Britanike 2.6 milionë paund. Në termat e sotëm, kjo shumë është rreth 60 milionë , ose 3.75 milionë paund për kokë.

Ndërsa oferta argëtuese e krijuar më pas përmes filmave, apo librave të frymëzuara nga ky aksion spektakolar përfaqëson krijimin e vlerës.

Plazhet private janë po ashtu biznese ose mekanizma të cilat transfrojnë vlera nga xhepat e qytetarëve të cilët nuk mund të përdorin pronën e përbashkët pa paguar tek përdoruesit privat të pronës publike të përzgjedhur nga bashkitë.

Për më tepër duke lenë të pista e në mëshirë të fatit edhe ato pak hapësira bregdetare publike , bashkitë na detyrojnë te jemi klientë të plazheve të të përzgjedhurve të tyre duke na detyruar të paguajmë individë privatë të cilët bëjnë biznes mbi pronën publike .
Trasferimi i vlerave nga zhepat e qytetarëve tek një grup individësh avantazhi konkurues i të cilëve është se janë përzgjedhur nga bashkitë të përdorin pronën e qytetarëve ndryshon pak nga “grabitja ”
I vetmi ndryshim me “grabitjen ” qëndron në faktin se transferimi I vlerave është I ligjshëm .

Përtej plazheve private ne ekonominë tonë mekanizmi I transferimit të vlerave ose “grabitja me ligj ” eshtë mekanizëm shumë përhapur I cili ka zëvendësuar krijimin e vlerës. Ka ardhur koha të bëjmë filma e të shkruajmë libra për ta përshkruar këtë mekanizëm . Kështu të paktën mund të krijojmë dicka, ndërkohë i japim kuptim dhe justifikimit ” këto ndodhin edhe nëpër filma “