Policia ka pikasur një rast të mosdeklarimit të parave në Kapshticë ku një 54-vjeçare me inicialet S. Th., po tentonte të kalonte në doganë për t’u larguar nga Shqipëria.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus linje, 54-vjeçares iu gjetën në çantën e dorës 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara.
Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Korçës, për veprime të mëtejshme.