E mitura, e cila akuzon fqinjin e saj se ka abuzuar seksualisht me të, ka rrëfyer se si ai e kërcënonte që të mos iu tregonte familjarëve.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, adoleshentja nga fshati Vrap i Tiranës u shpreh se fqinji me iniciale K.B., ka abuzuar disa herë seksualisht me të.
Ajo u shpreh se 60-vjeçari e kërcënonte me thikë duke i thënë se “do të ther gjithë njerëzit e shtëpisë dhe ty”, ndërsa shtoi se ai i kishte dhënë 2 numrat e telefonit në një letër.
“Kishte dy numra, mi dha në një letër dhe më tha më telefono. Ka edhe mesazhe. Më tha nëse nuk i merr numrat, do të të ther. Mesazhet i ka policia”, u shpreh e mitura.
“Më ka kërcënuar me thikë, po kthehesha nga shkolla, më ka dalë në rrugë dhe më futi në një banesë e cila nuk ka banor. Më tërhoqi me zor, më ka mbajtur rreth 2 orë, ka ndodhur përpara 3 muajsh. Më tha mos trego se do të ther gjithë njerëzit e shtëpisë dhe ty. Kur më abuzoi i thashë që do i them familjes, më tha “trego, trego”, por do të ther. Kisha frikë, prapë doli më vendosi thikën në fyt dhe më e pa një person. I tha “nuk ke turp edhe me fëmijë do të merresh”.
Pastaj më liroi dhe ika për shtëpi. Ka abuzuar disa herë brenda shtëpisë.
Abuzimi ka ndodhur në një vend që quhet “qymyri”. Më merrte në telefon dhe thoshte hajde në filan vend. Kishte dy numra, mi dha në një letër dhe më tha më telefono. Ka edhe mesazhe. Më tha nëse nuk i merr numrat, do të të ther. Mesazhet i ka policia.
Njerëzit e mi nuk e dinin. Kur mu prish telefoni, kushërira zbuloi mesazhet. Ai i binte telefonit. Ajo më tha “po të merr filani”, më pas aty u hap muhabeti.
Për herë të fundit më ka abuzuar tek qymyri. Herën e fundit ka abuzuar seksualisht 1 javë para se të zbulohej”, tha 16-vjeçarja.