
Një pjesë e territorit të Shqipërisë do të përfshihet nga moti i keq duke filluar nga pasditja e sotme për të vazhduar nesër dhe në fillim të javës. Reshjet e shiut do të vijnë nga veriu, por do të prekin edhe veri dhe juglindjen.
Ultësira perëndimore dhe pjesa e juglindjes nuk do të preken nga reshjet e dendura, por vranësirat kalimtare dhe kthjellimet. Ndërkohë që në verilindje do të ketë edhe reshje dëbore.
Shqipëria e mesme dhe më pas i gjithë territori do të jenë në pushtetin e motit të keq në datat 21 dhe 22 prill. Reshjet pritet që të ndikojnë në rritjen e niveleve të HEC-eve në vend.