Erjon Goxhara, punonjës policie me detyrë në Rinas plagosi me armë ditën e sotme 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Gazeta mëson se autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur dhe ende nuk është arrestuar.

Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me plagosjen e 45-vjeçarit Lorenc Kosta në Tiranë. Në një njoftim bëhet me dije se efektivi Erjon Goxhara, plagosi Kostën për motive të dobëta, pasi dyshohet se ai i ka ngacmuar partneren.

Njoftimi:

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.