Kreu i Inspektoriatit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në Tiranë dhe tre vartës të tij janë ndaluar nga Policia e Tiranës. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Florian Manastirliu dhe tre vartës të drejtorisë së tij.
Florian Manastirliu është kushëriri i parë i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manstirliu dhe ishte emëruar në këtë detyrë vetëm një muaj më parë.
Drejtori i Përgjithshëm i IKMT, Agim Ismaili e kishte emëruar Manastirliun jo me larg se një muaj më parë në postin e drejtorit të Inspektoriatit për Tiranën.
Mirëpo, këtë të hënë ky shtetas dhe tre vartës të tij janë ndaluar dhe ndodhen në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Nuk ka shumë detaje, por nga burimet policore bëhet me dije se drejtori Florian Manastirliu dhe vartësit e tij janë kapur në përgjime gjatë kryerjes së detyrës.