Forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion masiv në Pogradec Operacioni ka në qendër sekuestrimin e drogës, armëve e kapje të personave në kërkim.
Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle, janë shoqëruar 14 persona dhe janë sekuestruar mbi 100 mije euro cash. Gjithashtu janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, e lëndë narkotike.
RENEA ka rrethuar gjithashtu edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e një kamarieri në vitin 2021 në Elbasan.
Pas përfundimit të operacionit raportohet se Policia do ketë njoftim për mediat.