Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet. Vajza e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë.
Ajo thotë se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një shishe qelqi në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berisha. Kjo e fundit është e njohur për publikun.
Sipas njoftimit të policisë, po punohet për lokalizimin Antonela Berishës 28 vjeçe dhe Marinela.B 28-vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Mbi të dy vajzat rëndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.
Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe.