Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Dukagjin, Shkodër. Mësohet sipas informacioneve të para se viktima kanë mbetur babë e bir Gjoke Gurra dhe Eduart Gurra.
Mbrëmjen e kaluar viktimave persona te paidentifikuar i kane djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.
Gjatë ditës së sotme kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur në vend.
Policia vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë se perse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.