Në kohën që poshtë zyrës së tij po protestohej, kryeministri Edi Rama në një komunikim në Facebook bëri thirrje për bashkim përballë situatës së rritjes së çmimeve si pasojë e luftës. Ai tha se Shqipëria nuk i plotëson vetë të gjitha nevojat për energji dhe nafta prandaj është e detyruar që të dalë në tregjet ndërkombëtare ku tashmë çmimet kanë pësuar rritje shumë të madhe si pasojë e luftës.
Nuk janë problem as ulërimat, as sharjet dhe as përqeshjet, problemi themelor është bashkimi te faktet. I kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet edhe komentet tuaja.
Mund të jemi të ndarë për opinionet, por jo për faktet. Kush shpjegon cdo gjë me vjedhje në potencë është hajdut. Ne e shesim energjinë në kohërat me shi.
Kur e shesim, duhet ose ta shesim ose ta hedhim, sepse energjia nuk mbahet as në dollap as në frigorifer. E sheshim lirë se në vjeshtë dhe dimër çmimi bie, e blejmë shtrenjtë në verë pasi nuk kemi reshje.
Në kohë thatësire kërkesa është më e lartë, prandaj po ndërtojmë Skavicën për të depozituar ujin për ta ruajtur në thatësirë, por të gjitha duan kohë” tha ai.
O zotua edhe njëherë se çmimi i energjisë nuk preket. “E kemi marrë këtë zotim, që të mos preket çmimi i energjisë. Çmimet po kërcejnë marramendës. Është detyra jonë të mbrojmë të gjithë familjet dhe biznesin e vogël” tha ai.