Ka shpëtuar për mrekulli një vajzë 3-vjeçare e cila u rrëzua nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ndodhi në Torino. Ishte një kalimtar i rastit ‘heroi’ i kësaj ngjarjeje që mund të ishte kthyer në një tragjedi.
Mattia Aguzzi, 37 vjeç është personi që e shpëtoi, pasi arriti ta kapte kur vajza u rrëzua nga pallati dhe po binte poshtë.
Mattia, një punonjës 37-vjeçar që po kalonte në rrugë me të dashurën e tij në ato momente, ka dëgjuar të qarat dhe ka arritur të kapë vogëlushen.
Kur e pashë të rrëzohej, u afrova dhe po shpresoja që gjithçka të shkonte për mirë.
“Fillimisht nuk ndjeva asnjë shenjë jete, më pas fëmija filloi të qajë dhe unë u lehtësova në atë moment”, ka treguar ai.