Ish-kolegu dhe miku i Besar Nimanit, Xhavit Visoka ka treguar prapaskenat e vrasjes së boksierit shqiptar në Gjermani.
Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Kosova Today”, Visoka tha se beson që pas vrasjes fshihet grupi i njëjtë kriminal që e sulmoi para 10 vjetësh.
Bëhet fjalë për një grup turko-iranian, që sipas tij, kërkonin që ta rekrutonin boksierin në radhët e tyre. Por për shkak se ai nuk kishte pranuar, kishte ndodhur edhe vrasja.
Po ashtu, Xhavit Visoka dha edhe detaje mbi jetën e boksierit, duke u shprehur se ishte i dedikuar tek kompania e tij e sigurimit dhe qëndronte larg probleme dhe lidhjeve me bandat e zonës.
“Për shkak të plagosjes së tij të parë, ai hoqi dorë nga boksi. Për shkak të lëndimeve, nuk e vazhdoi dot karrierën. Për mendimin tim, është kjo kjo rraca e qelbur, turko-iraniane, që as vetëveten nuk e duan.
Nuk i shoh dot as me sy, menduan që e fusnin edhe Besarin nën thundrën e tyre, ky nuk ka pranuar dhe kështu ka nisur konflikti. Donin ta merrnin në klanin e tyre, në klan mafioz, vrasësish.
Besari fjalën frikë nuk e ka ditur çfarë është. Me e vra e vrisje, por ta frikësojë jo. Besari ka pasur kompani sigurimi edhe nuk ia ndjente për ta.
Ka ndodhur kjo në një pabesi dhe në pritë. Ata janë një klan bastardash, por Nimani nuk ka qenë i shqetësuar. E vranë në pabesi.
E thirrën me pi kafe në një restorant, dhe kur doli e vranë, e prisnin jashtë. Kam folur edhe me Beratin, jam takuar me të. Më tha që i dolën në pritë, nuk e ngacmova më shumë sepse në ato momente të bësh pyetje është e rëndë,” tha në fjalën e tij ish-boksieri.