Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj, ka lënë ditën e sotme ambientet e spitalit “Nënë Tereza”.
Lajmi është konfirmuar nga vetë stafi i spitalit, ku aktori ishte i shtruar prej disa ditësh, nën kujdesin e mjekëve kardiologë në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT.
Falë përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, aktori Malkaj gëzon shëndet të plotë dhe ka lënë ambientet e spitalit.