Ndarja nga jeta e Raphael Dwamenas është një moment tragjik për futbollin shqiptar me ish-lojtarin që ka mbetur në kujtimet dhe zemrën e të gjithë futbolldashësve.
Një vend të veçantë këtu marin miqtë e tij, të cilët e kanë pasur shok skuadre.
Jurgen Goxha, ish-mbrojtësi i Egnatias dhe Donald Mëllugja, mesfushori i rrogozhinasve kanë zgjedhur të dedikojnë një tatuazh në kujtim të të ndjerit.
Në tatuazh shihet sulmuesi ganez dhe përbri tij “Prehu në paqe”, së bashku me ditën e vdekjes.
Lojtarët kanë zgjedhur në këtë mënyrë të tregojnë se do ta kujtojnë përjetësisht shokun e tyre.