Stilisti, Niko Komani është një ndër personazhet më të njohur dhe një nga këshilluesit më të mirë sa i përket stilit dhe modës.
Gjithmonë e shohim mjaft pozitiv, mirëpo së fundmi ai ka shpërthyer në lot, pasi ka rrëfyer kujtime nga fëmijëra e tij.
Niko tregoi se që në moshën 5-vjeçare ai kishte një pasion të madh për mdoën dhe të bukurën, teksa pohoi se vitet që kaloi në Greqi e ndihmuan për atë që ai është sot.
Gjithashtu stilisti ka treguar se pasi u kthye në Tiranë nga Greqia është bullizuar për shkak të veshjes.
“Kur jam kthyer jam bullizuar që nga dita 1. Erdha i veshur me ngjyra në një Tiranë të zymtë dhe gri. Komentet e njerëzve mua nuk më prekin dhe njerëzit kanë inat që unë nuk prekem”, tha ndër të tjera ai për “Ftesë në 5”.