Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh se arrestimi i tij është në rrugë e sipër dhe nesër pritet të ekzekutohet.
Salianji tha se do të paraqitet vet në polici.
“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet.
Por do të jem vetë që do të shkoj” – tha Ervin Salianji.
Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ditën e sotme la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së pare duke dënuar kështu me 1 vit burg Salianjin.
Deputeti demokrat u cilësua fajtor për akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me një denoncim që beri ndaj Geron alias Agron Xhafajt vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.