Dashi

Sot do jeni shumë intuitivë dhe do ua lexoni shpirtrat atyre që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje do vendosni të hiqni maskat dhe të tregoni fytyrën e vërtetë. Do ndiheni vetë më të çliruar, partneri do ju pëlqejë më shumë dhe do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët do takoheni me disa persona që as nuk i kishin ndeshur ndonjëherë më parë, por që do ua rrëmbejnë zemrën menjëherë. Edhe vetë do habiteni për ndikimin e madh që do kenë tek ju. Në punë do e bëni çdo gjë me qetësi dhe dëshirë kështu që nuk do ju dalin probleme. Do jeni edhe më kreativë se më parë. Financat do jenë të mira edhe pse mund të dobësohen paksa për shkak te disa objekteve të dekorimit që mund të blini.

Demi

Gjatë kësaj dite do keni nevojë të jeni gjithë kohës në lëvizje dhe të shtoni kontaktet me të tjerët. Nëse keni një lidhje, ndjenjat do jenë të thella, por një dyshim që keni mbi partnerin nuk do kalojë pa ua prishur ditën. Bëni kujdes sepse ai po kërkon thjesht t’iu bëjë pak xhelozë. Ju beqarët duhet të ndryshoni paksa mënyrën tuaj të joshjes dhe duhet të tregoheni here herë edhe indiferente. Do keni më shumë sukses në këtë mënyrë. Në punë do kërkoni të ndryshoni gjithçka vetëm për të pasur arritje më të mëdha. Mund të mendoni edhe për ndonjë specializim të ri. Ditë e kënaqshme për sektorin financiar. Bëni ato shpenzime që kishit planifikuar pa u stresuar.

Binjakët

Marsi do ju bëjë edhe më energjikë gjatë kësaj dite. Do mendohen gjatë dhe do mundohen të zgjidhni edhe disa probleme të mbetura pezull. Nëse keni një lidhje të dy me partnerin do bëni çmos që ta përmirësoni situatën në çift. Edhe pse do keni shumë për të bërë, planetët do ua lehtësojnë gjërat. Nëse jeni beqarë, do jeni me ëndërrimtarë dhe do e prisni princin e kaltër t’iu bjerë nga qielli. Ky do jetë një gabim i madh. Po nuk kërkuat vetë nuk keni për ta gjetur asnjëherë. Në punë do ju aprovohet ajo që keni kërkuar dhe do fluturoni nga gëzimi. Tashmë do jeni edhe më të sigurt se gjërat nesër do jenë më mirë. Për sektorin financiar nuk do keni nevojë të shqetësoheni sepse ai do jetë i mirë. Gjithsesi tregohuni te matur me shpenzimet.

Gaforrja

Sinqeriteti i kësaj dite do bëjë që gjërat t’iu ecin gjatë gjithë kohës mirë sot. Të gjithë do ju shohin me sy pozitiv. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift do ndikohet pozitivisht nga yjet. Do merreni vesh më së miri dhe do i zgjidhni edhe disa telashe të vjetra. Për ju beqarët do jetë një ditë premtuese. Duhet në çdo moment t’i bëni sytë katër në mënyrë që të kapin mundësitë më të mira. Në punë do jeni shumë të zotë për veten dhe nuk do ngurroni t’iu jepni një shtysë edhe kolegëve tuaj më të mirë. Lëndimet nuk do jenë aspak pjesë e juaja. Në planin financiar ndikimi i yjve do jetë kontradiktor dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme. Mundohuni të merrni masa sa më parë.

Luani

Hëna do sjellë disa turbullira të vogla gjatë kësaj dite, megjithatë ju do dini t’i kaloni me shumë sukses. Asnjë sfidë nuk do ju duket e pamundur. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do thellohet edhe më shumë. Do i shprehni edhe më hapur ndjenjat tuaja dhe gjithçka do ecë më mirë. Ju beqarët do jeni më joshës se kurrë dhe do arrini ta bëni për vete atë që keni pëlqyer prej disa javësh. Në punë do keni ide të shumta sesi të dilni nga të gjitha situatat e sikletshme. Do jeni edhe dëgjues shumë të mirë dhe do përfitoni nga kjo gjë. Financat do mbeten delikate. Mos kryeni asnjë shpenzim të pamenduar sepse gjendja mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha

Hëna do ju shtyjë të zgjeroni horizontet gjatë kësaj dite dhe do provoni edhe gjëra që nuk i kishit menduar. Për ju të dashuruarit do ketë bashkëpunim, harmoni dhe përkujdesje reciproke. Sot gjithçka do ecë për bukuri mes jush dhe atij që keni në krah dh do ndiheni shpesh sikur jeni mbi re. Ju beqarët do jeni më të rezervuar dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qenë të sigurt. Në fakt kështu keni për të humbur disa mundësi interesante që nuk vijnë shpesh në jetë. Në punë do hidhni hapa para edhe pse me shumë vështirësi e përpjekje. Pasi të binden shefat mund t’iu ofrojnë edhe një pozicion të ri. Në planin financiar gjendja do jetë e mirë dhe do ndiheni mjaft të kënaqur.

Peshorja

Kjo ditë ka për të qenë mjaft interesante dhe me risi sidomos për planin profesional. Do dini si të shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për të treguar veten. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do ketë përmirësime të ndjeshme. Do qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe do flisni me qetësi edhe për disa mosmarrëveshje të së shkuarës. Ju beqarët nuk duhet të gjeni pretekste vetëm për të shmangur takimet sepse gjithçka do jetë në demin tuaj. Jeta profesionale do jetë ashtu si nuk ka qenë kurrë më parë. Do ndiheni të lirë dhe do keni ide fantastike. Çdo gjë do e bëni me rregull dhe asnjë moment nuk do ju dalin të papritura. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe çdo gjë do ecë ashtu si duhet.

Akrepi

Hëna do nxisë takimet gjatë kësaj dite, por ka rrezik t’iu shpërqendrojë nga disa objektiva të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të gjeni kohë për ta kaluar me partnerin e pse jo të organizoni darka romantike. Po e latë shumë pas dore atë, shumë shpejt do fillojnë problemet. Për beqarët mundësitë për takime do jenë të vazhdueshme kështu që duhen shfrytëzuar në maksimum. Në punë entuziazmi do ju pushtojë dhe do e bëni me qejf çdo gjë që do ju kërkohet nga eprorët. Do ndiheni edhe më krenarë për veten. financat do jenë paksa të turbullta prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

Shigjetari

Mundohuni të mos shkëputeni asnjë moment nga realiteti sot dhe të mos nxitoheni për asgjë. Mos lejoni entuziazmin t’iu përfshijë dhe t’iu marrë me vete. Nëse keni një lidhje do keni shumë dëshirë të kaloni sa më tepër kohë me atë që dashuroni dhe mundet të lindi çdo gjë tjetër pas dore. Ky do jetë një gabim që do e kuptoni shpejt. Ju beqarët do e keni të vështirë të gjeni një person që do ju përshtatet plotësisht dhe do preferoni të mos hidhni asnjë hap. Në punë do jeni shumë të zënë dhe në disa momente do ju duket sikur do ju merret fryma. Në planin financiar mund të keni edhe surpriza të këqija po nuk bëtë kujdes.

Bricjapi

Mërkuri do jua ndërlikojë goxha jetën gjatë kësaj dite. Do bëheni edhe më të ndjeshëm dhe do vuani si rrallë herë. Për ju të dashuruarit priten probleme goxha të mëdha sot. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si do e kishit dëshiruar dhe kjo për fajin tuaj. Ju beqaret do jeni të parrezistueshëm dhe do merrni plot propozime dhe ftesa. Bëni disa seleksionime në mënyrë që të gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë për fat të keq nuk do mund t’iu realizohet dot projekti që keni menduar dhe kjo do ju bëjë tejet pesimistë për të ardhmen. Gjendja e financave fatmirësisht do jetë më e qëndrueshme se disa kohë më parë.

Ujori

Sot bëni aq sa mundeni dhe ndihmojini të afërmit tuaj. Përvoja dhe vështirësitë që keni kaluar në jetë ju kanë mësuar shumë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lirë se më parë dhe do ndiheni të çliruar për të shprehur ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Nuk do ketë më izolime për ju. Ju beqarët do keni gjithashtu ndryshime. Do e shihni me një sy tjetër një mik dhe mund të filloni të ndieni për të. Venusi do e privilegjojë jetën tuaj profesionale. Do jeni në humor shumë të mirë dhe dinamizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju. Shpenzime mund të bëni pak më tepër dhe gjendja do mbetet e mirë.

Peshqit

Marsi dhe Urani do ju rikthejnë në të shkuarën sot dhe mund të bëheni paksa nostalgjikë. Nëse jeni në një lidhje nuk do përjetoni dot emocionet që keni ëndërruar. Si ju ashtu edhe partneri do jeni plot angazhime dhe nuk do keni shumë kohë për njëri-tjetrin. Ju beqarët nuk do e keni prioritet gjetjen e dashurisë kështu që do i merrni gjërat me qetësi. Në punë nervozizmi do ju prishë punë. Ndonjëherë do e keni të vështirë të përqendroheni dhe nuk do i arrini në kohë objektivat. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë. Po e kaluar edhe pasditen pa probleme situata do jetë me nën kontroll.