Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e grupit Breçani, kishte rolin e porositësit dhe financuesit për lëndët narkotike që porosisnin nga Amerika Latine. Por, si pjesë e këtij grupi kriminal, Zeneli kishte pasur dhe përkrahjen për të marrë hakun për vrasjen e vëllait, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.
Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga GJ sqarohet se më datë 18.05.2013, në rrugën “Church Road” në qytetin e Kentit në Angli, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Xhem Krasniqi me kombësi shiptare. Shtetasi Xhem Krasniqi ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut dhe disa ditë më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, shtetasi Xhem Krasniqi ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëlla i tij, shetasi Ismail Zeneli. Autor i dyshuar për këtë ngjarje ka qenë shtetasi shiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, është shpallur i pafajshëm si dhe në momentet e para është kërkuar nga policia e Sussex edhe vëllai i tij, Albert Nela.
Xhem Krasniqi, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi për tu pajisur me dokumente qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të vërtetë dyshohet të jetë shtetasi Guximtar Ismail Sadria. Edhe Ismail Zeneli e kishte ndërruar emrin.
Ismail Rexhep Zeneli, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi dhe në të vërtetë dyshohet të jetë Luan Ismail Sadria, lindur në Kukës.
Guximtar Sadria dhe Luan Sadria, në certifikatën familjare rezultojnë të jenë bashkë me përshkrimet përkatëse në lidhje me kryefamiljarin. Po ashtu, edhe në Regjistrin e Gjendjes Civile të vitit 2008 këta shtetas figurojnë në një familje të vetme. Shtetasit Guximtar dhe Luan Sadria kanë dhe dy vellezër të tjerë, Bashkim Ismail Sadria lindur më 01.05.1969 dhe Kujtim Ismail Sadria lindur mё 14.10.1965.
Luan Sadria, i biri i Ismail dhe i Beglie, dyshohet se për të ndërruar identitetin në gjendje civile, fiktivisht është birësuar nga tezja e tij. Naze Zeneli, e cila është bashkëshortja e Rexhep Zenelit. Kur është bërë birësimi, Luan Sadria ka mbajtur emrin Ismail, njëlloj si emri babait të tij biologjik. Në ndryshimin e identitetit në Ismail Zeneli, data e lindjes ka ndryshuar nga 14 nëntor në 15 nëntor. Për këtë arsye edhe sistemi i gendjes civile që ka hyrë në funksion pas vitit 2008 ka gjeneruar numër personal të ndryshëm.
Në dosje, Ismail Zeneli bisedon me Bujar Ajetin, i cili ka marrë përsipër ta ndihmojë në këtë hakmarrje dhe i kërkon të gjejë vendndodhjen e dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela, të cilët ishin autorët e vrasjes së vëllait të tij. Më 19 gusht të vitit 2020, Zeneli i dorëzon adresën e saktët të nipit të vellezërve Nela, Ajetit. Ai quhej Arben Nela. Motra e vëllezërve Nela, Silvi Nela ishte ndarë nga partneri dhe djalit i kishte vendosur mbiemrin e vajzërisë. Në atë kohë, banonte në zonën e Laprakës.
Pjesë nga dosja:
Episodi në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Edmond dhe Albert Nela:
10.3.1. Rezulton se më datë 18.05.2013, në rrugën “Church Road” në qytetin e Kentit në Angli, shte qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Xhem Krasniqi me kombësi shiptare. Shtetasi Xhem Krasniqi ka mbetur i plagosur ne pjesën e barkut dhe disa ditë më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, shtetasi Xhem Krasniqi ka qene i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëlla i tij, shetasi Ismail Zeneli. Autorët e dyshuar për këtë ngjarje ka qenë shtetasi shiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, është shpallur i pafajshëm si dhe në momentet e para është kërkuar nga policia e Sussex edhe vëllai i tij, foto të viktimës dhe autorit janë përcjellë edhe në mediet në internet
https://www.bbc.com/news/uk-england-22672633.
Lidhur me këtë ngjarje kanë shkruar edhe media e Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit
https://www.bbc.com/nees/uk-england- 24296600.
Shtetasi Xhem Krasniqi, i identifikuar ne sistemin TIMS me datëlindje 29.12.1981 dhe vendlindje Kosovë, mbajtës i dokumenteve të udhëtimit të Mbretërisë së Bashkuar me numra C00006948 me vlefshmëri 10.05.2002-10.12.2012 dhe dokumenti 402026526 me vlefshmëri 08.08.2005 – 08.08.2015, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi për tu pajisur me dokumente qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të vërtetë dyshohet të jetë shtetasi Guximtar Ismail Sadria lindur më 29.05.1977 në Kukës dhe identifikuar me numër personal 70529034U. Po ashtu Ismail Rexhep Zeneli, lindur me datë 15.11.1974 ne Kukës dhe identifikuar me numër personal 41115131L, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi dhe në të vërtetë dyshohet të jetë shtetasi Luan Ismail Sadria, lindur në Kukës më 14.11.1974 dhe identifikuar me numër personal H41114018T. Guximtar Sadria dhe Luan Sadria, në certifikatën familjare referuar datës 02.11.2013 rezultojnë të jenë bashkë me përshkrimet përkatëse në lidhje me kryefamiljarin. Po ashtu, edhe në Regjistrin e Gjendjes Civile të vitit 2008 këta shtetas figurojnë në një familje të vetme. Shtetasit Guximtar dhe Luan Sadria kanë dhe dy vellezër të tjerë, Bashkim Ismail Sadria lindur më 01.05.1969 dhe Kujtim Ismail Sadria lindur mё 14.10.1965.
10.3.2. Shtetasi Luan Sadria, i biri i Ismail dhe i Beglie, dyshohet se për të ndërruar identitetin në gjendje civile, fiktivisht është birësuar nga tezja e tij. Naze Zeneli, e cila është bashkëshortja e Rexhep Zenelit. Kur është bërë birësimi, Luan Sadria ka mbajtur emrin Ismail, njëlloj si emri babait të tij biologjik. Në ndryshimin e identitetit në Ismail Zeneli, data e lindjes ka ndryshuar nga 14 nëntor në 15 nëntor. Për këtë arsye edhe sistemi i gendjes civile që ka hyrë në funksion pas vitit 2008 ka gjeneruar numër personal të ndryshëm. Lidhja midis Beglie Sadria dhe Naze Zeneli, është i mbiemri i vajzërisë, të dyja e kanë Rexha. Po ashtu, dyshimet se shtetasi Xhem Krasniqi i vrarë në Mbreterinë e Bashkuar në vitin 2013 është në të vërtetë shtetasi Guximtar Sadria, mbështeten edhe tek keqyrja e dates 02.11.2023 e regjistit të varrimeve. Në Varrezën Bathore për vitin 2013, konstatohet se me numër rendor 31, është shënuar varrimi i shtetasit Guxim Sadria, i pasqyruar si i vdekur më datë 31.05.2013 dhe në dokumentacionin e administruar per varrimin e tij figurojne vetëm një urdher pune e datës 03.06.2013 per varrimin e Guxim Sadria më datë 31.05.2013 ora 110 në varrezat e Bathores si dhe fatura e pagess së tarifës. Lidhur me identitetin e Guximtar dhe Luan Sadria, me shkresën me Nr.14749, date 02.11.2023, organi procedues I ishte drejtuar kompanise IdentiTek (ish Aleat Idema Group), e cila lëshon dokumentet biometrike, dhe i është kërkuar nëse Guximtar dhe Luan Sadria janë pajisur ndonjehere me dokumente identifikimi biometrike. Me shkresen me Nr.598/1, date 09.11.2023, kompania IdentiTek ka bere të ditur se këta dy shtetas nuk rezulton të jenë pajisur ndonjëherë me dokumente identifikimi biometrik. Fakti që këta persona nuk janë pajisur ndonjhere me dokumente biometrik, krijon dyshime te arsyeshme qe Ismail Zeneli shte Luan Sadria dhe Xhem Krasniqi shte Guximtar Sadria. Mospajisja me dokument biometrik është pengese dhe e ben të pamundur kryerjen e veprimeve juridike, pajisen me dokumentacion nga institucione publike apo private, sigurim shendetesor, pasi që prej vitit 2009 dokumenti biometrik është i domosdoshem per veprime ne banka, insitucione shendetesore, punesim apo edhe pajisje me leje drejtimi.
10.3.3. Ne vitin 2020, shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria, i identifikuar si perdorues i SkyEÇcHFNERI dhe SkyEÇ¢Q3QNV9 ka komunikuar me shtetasin Bujar Ajeti alias Bujar Germizi identifikuar si perdorues i SkyEÇ¢Ç4RE2. Nga bisedat dyshohet se shtetasi Ismail Zeneli ka qenë i interesuar në gjetjen dhe vrasjen e vellezërve Albert dhe Edmond Nela, me qëllim hakmarjen per vrasjen e vellait të tij Xhem Krasniqi alias Guximtar Sadria dhe për realizimin e qëllimit kriminal ka kontaktuar shtetasin Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli ka kryer disa takime me shtetasin Bujar Ajeti në Shqipëri dhe gjithashtu ka kryer disa veprime me qëllim identifikimin e baneses së vëllezërve Nela. Ai nëpërmjet perdoruesit JTDOFN ka krijuar kontakt me punonjesin e policise Dedan Gjoni, identifikuar si perdorues i SkyEÇ DMI6CF, me të cilin ka lidhur kontaktet dhe nëpernjet tij ka arritur të gjejë adresa dhe automjete nga sistemet e Policisë së Shtetit për vëllezërit Albert dhe Edmond Nela.
10.3.4. Nga hetimet paraprake te kryera deri ne këto momente rezulton se jane kryer kêto komunikime:
10.3.4.1. Me date 26.07.2020, në oren 07:50:14 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdorusin eÇ4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan:
Mik si të kam a jë mirë? Më morën në tel të shpisë se nuk ka qenë mirë vllai madh Kujtimi dhe e kan shtrue në spital. E për ta dola për nja dy tre ditë. Jam rrugës edhe mrrij nesër. Po deshe na organizo noj vend të msheht me at shokun tan e bojmë pak muhabet se nuk e di a mund rri shumë a jo…..Shif po nuk qe i zanëm na organizo edhe takona edhe bashk rrijmë…
10.3.4.2. Me date 27.07.2020, në orën 10:15:52, perdoruesi FElBEB dergon mesazhet: “Smë vin. Erdha…Po hajde hame darke…Ku je tani…Erdha…
Ne oren 10:30:21 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoresin e Ç4RE2, i iderstifikuar si Bujar Ajeti.
Shtetasi Ismail Zeneli i dergon mesazhe zanore “….O mik sa kam shku parkova te shpia edhe jam duke dal qetash nja 10 minuta te spitali se une te spitali s’mund e shof, por po dal edhe takoj do njerez aty te spitali nja 5 minuta edhe po vij edhe takona ku të duash ti……O mik qetu në Sauk jam edhe unë, tek ly Sanatoriumi po rri pak edhe po vij. Se di se ku ështe ky vend po ndoshta e gjejm, te shofim tashi. …O mik ne Sauk jam tek Sanatoriumi edhe po pys kend unë edhe po vij aty tek resorti…… Apo vjen e merëm ti pra, se une nuk di me ardh aty, po s’e pate bezdi hajde merëm ti ketu para spitalit edhe shkojm e rrimë bashkë, se unë s’kam as ç’a me bo ktu…
Dhe ne vazhdim te dites, shtetasi Bujar Ajeti ishte larguar per ne Kukes dhe Ismail Zeneli dergon mesazhet ne oren 17:28:02:
Mik a ki hik mire per kukes… Flm që erdhe…Takona noshta prap…Shyqyr qe ke shku mire. Diçka vallahin mik. Flm. Flasim…
10.3.4.3. Me date 28.07.2020, në orën 19:01:09 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i dergon mesazh zanor: “Qetu o mki githe diten, skam kry anjelloj pune me ate se ai djali i dajes paska ik ne Greqi ai dhe s’kam bërë asnjë lëvizje për atë muhabetin tim. Të shof po mi dha të dhënat tja coj me tekst atij shokut, po mi dha të dhënat e adresës…..Edhe nesër kena një takim me do doktore dhe mbas neser mos po hame ndonje dreke se ndoshta vjen edhe Besi.
Besi nderkohe dyshohet se i referohet shtetasit Besmir Murtati, i cili ne periudhen 24.07.2020 deri më 29.07.2020 ka udhëtuar në Turqi.
10.3.4.4. Me date 30.07.2020, ne oren 19:50:51 shtetasi Ismail Zeneli dërgon këto fotografi, HFNERI dhe i shkruan që: I pasna patur aty…. Motër**** Edhe nga Luton… Me avion….Ndoshta a në Kosovë….O ka dal anej e ka hy ne këmb…Dhelpra janë…Jan shumë tinëzarë….Atij të voglit me ja hup b… o mik, njanit, cilit të vijë. Ky i vogli a kupton, është bash ai kryesori, tash të shofim…..
Me date 19.08.2020, ne orën 08:27:07, shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, ku i dërgon një adresë që përputhet me adresën në gendje civile të shtetasit Arben Nela me atësi te panjohur dhe lindur me date 06.07.2003 në Mbretërine e Bashkuar, banues në rrugen ‘Lord Bajron’ ne Tirane. HFNERI i ka derguar Bujar Ajetit mesazhet me kete permbajtje: Mjesi mik si tkam a je mire?….. Kjo asht adresa…..RRUGA LORD BAJRONI, PALLATI 461 shkalla …. Ka nji djal 15 vjeç…E ka emrin Arben dhe ja kan vu mbiemin e ktyne rob**ve se asht e ndame mund te jetoj dhe nana vet aty…….
Në orën 10.47 Ismaili i shkruan: Mire mik si je ti, Motra vet jo…. Aty e ka… Kurse prindit e ktij e kan vendbanimin ne fshat. Ne Novesej…
Ne bisedat e mësiperme ështe diskutuar reth vendbanimit të motrës së shtetasve Albert dhe Edmond Nela, shtetases Silvi Nela. Shtetasi Arben Nela qe banon ne rugën “Lord Bajron” është djali i Silvit dhe nipi i Albertit dhe Edmondit. Komunikimi i kesaj dite dhe adresa e derguar perputhet me adresën e shtetasve Silvi dhe Arben Nela.
10.3.4.9. Me date 20.08.2020, ne orën 08:33:42, shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin e Ç4RE2, dhe i dergon mesazhet: “..Mjesi mki si tkam….. Aje mire?. Ky shoku ka fillue pune edhe miha sa te hyjne do et them direkt…. Adresa që ta nisa asht shume me rendesi se 99% jeton dhe nana e tyne… Jeton aty me motren e tyne… e ishalla mbarojmë punë me armiqtë e mi.