Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur edhe njëherë mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Ndihmës Sekretari i Departamentit të shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien shkruan pas takimit me delegacionin e SPAK se është i impresionuar nga puna deri tani.
Sipas tij këto rezultate kanë treguar se askush nuk është mbi ligjin.
‘I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE.’- shkruan O’Brien.