Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Prokuroria e akuzon për të miturin Mario Perlleshi akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, ndërsa Policia e kishte referuar për akuzën e “vrasjes me dashje”. Akuza e ngritur nga Prokuroria ka një marzh më të madh denimi.

Gjithashtu, atij i është shtuar akuza e mbajtjes së armëve pa leje.

Ditën e djeshme i mituri i pyetur në prani te psikologes për ngjarjen e rëndë ka deklaruar, “nuk mbaj mend asgjë”.

Pritet që masa e sigurisë ndaj tij t’i komunikohet ditën e nesërme në spital, ku ndodhet i shtruar për shkak të plagëve nga konflikti. /gazetajone