Policia dyshon se Casino Arena , Kazino ja te Air Albania tentoi fshehjen e ngjarjes për Joy-in. Të pathënat e një krimi dhe lufta mes kazinove për të fajësuar njëra-tjetrën. Lidhja me Grand Casino te Plazza.
Kur e gjithë lagjja kishte dëgjuar zhurmë në mesnatë dhe policia kishte shkuar herët në mëngjes për të marrë trupin e Joyt të plagosur rëndë, shoqja e saj e dhomës, në mënyrë të dyshimtë dhe ndoshta në tentativë për të fshehur diçka në mbrëmje ka shkuar në polici të denoncojë se shoqja, që të gjithë e kishin marrë vesh që po luftonte për jetën në spital, i kishte humbur.
Casino Arena e Idajet Ismailaj t tentoi fshehjen e krimit? Misteri i vrasjes së vajzës keniane
Joy Ayoko kishte punuar në datën 12 gusht dhe në dhomën ku jetonte bashkë me Emilin, shkoi pasi mbaroi turnin në 02:00 të mëngjesit të datës 13 gusht.
Ky është momenti i errët që hetuesit ende nuk e kanë zbardhur dhe që dyshohet se persona të paidentifikuar hyjnë në hostel dhe, pasi e dhunuan rëndë, e hodhën 22-vjeçaren nga ballkoni i katit të dytë.
Emili Mutua, e cila në 12 gusht ishte gjithashtu në punë, nuk mundi ta takoj Joyn, pasi turnin e mbylli në 07:00 të mëngjesit të 13 gushtit dhe nuk e gjeti shoqen në dhomë.
Në fakt, Joy rënkonte e plagosur pak metra larg dhomës, derisa policia e gjeti në orën 08:30. Siç dëshmitarët kanë treguar për Report Tv, rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë dëgjuar një zhurmë të fortë që mendohet te jetë dhe momenti kur Joy është hedhur nga ballkoni. Me hostelin dhe banorët e zonës që vlonin për këtë histori, Emili në mbrëmje ka shkuar në polici sikur të mos kishte dëgjuar asnjë fjalë dhe ka bërë denoncim se shoqja e saj e dhomës i kishte humbur. Report Tv mëson se Emili e ka bërë denoncimin bashkë me Rodi Barçin, shoferin e kazinos në Tiranë ku dy vajzat punonin dhe kishin miqësi. Në fakt, ky është personi që Emili, e pyetur nga hetuesit, e ka akuzuar si përgjegjës për ngjarjen duke thënë se e shantazhonte të kishte lidhje intime bashkë.
Një raport me Joyn e ka pohuar në polici edhe shoferi, por sipas tij marrëdhënie kishte përfunduar pak kohë para se Joy të gjendej e plagosur rëndë. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Pa Gjurmë”, pak kohë pasi shoqja e saj ndërroi jetë në Kenia pas një lëngimi të gjatë në koma në Spitalin e Traumë në Tiranë, Emili ndryshon totalisht dëshminë që ka dhënë të dielën në polici për ngjarjen. Ajo mohon të ketë pasur dijeni se Joy ishte shantazhuar nga shoferi. Ajo pohon që shoqja dhe Barçi njiheshin dhe dilnin me njëri-tjetrin, por nuk di më shumë nëse 22-vjeçarja të jetë kërcënuar prej tij.
Dëshmia e plotë për emisionin ‘Pa Gjurmë’
Gazetari: Përshëndetje Emily!
Emily Mutua: Përshëndetje!
Gazetari: Të telefonova sepse dua të të pyes në lidhje me Joy-n dhe dëshminë që ke dhënë në fundjavë për shoqen tënde, e cila tashmë nuk jeton më.
Emily Mutua: Po!
Gazetari: Çfarë dëshmove, çfarë di ti për ngjarjen që ndodhi në Gusht, me Joyn?
Emily Mutua: Unë isha në punë gjatë natës dhe shkova në shtëpi, por nuk e gjeta atë.
Gazetari: A kishte Joy lidhje intime me shoferin e kazinosë, Rodi Barçi?
Emily Mutua: Unë nuk e di nëse ishte një lidhje dashurie, por ata dilnin bashkë dhe ajo kurrë nuk tha që frekuentoheshin (ishin në lidhje).
Gazetari: A e shqetësonte ai atë?
Emily Mutua: Këtë nuk e di, më kupton, ishte çështje personale?
Gazetari: A ke ndonjë dyshim?
Emily Mutua: Realisht unë nuk e di se çfarë ndodhi, me të vërtetë do të doja ta dija se çfarë ndodhi. Nuk e di se çfarë ndodhi sepse kur shkova në shtëpi ajo nuk ishte atje, dhe pas 2 ditësh ajo u shfaq, e kupton?
Gazetari: A të ka kërcënuar Rodi ndonjëherë?
Emily Mutua: Kurrë, kurrë!
Gazetari: Po Joy-n? A e ka kërcënuar ndonjëherë?
Emily Mutua: Nuk e di sepse ata kishin marrëdhënie personale dhe unë nuk isha pjesë e saj.
Gazetari: Po përpara se të ndodhte ngjarja? A të tha Joy ndonjëherë ndonjë gjë të keqe, shqetësuese?
Emily Mutua: Jo! Ne nuk flisnim shumë për gjëra personale.
Gazetari: As në lidhje me Rodin?
Emily Mutua: Ne thjesht shkonim në punë, gatuanim, hanim, kjo është e gjitha.
Gazetari: Kur ishte hera e fundit që ti e ke takuar Joy-n?
Emily Mutua: Në punë, më datë 12 gusht.
Gazetari: Një ditë para ngjarjes?
Emily Mutua: Po!
Gazetari: Joy kurrë nuk të tha ndonjë gjë për Rodin?
Emily Mutua: Po, ata dilnim bashkë, por kurrë nuk më tha që ai e përndiqte atë, ajo kurrë nuk u ankua për ndonjë gjë, ajo kurrë nuk më tha mua ndonjë gjë, por i ka thënë shoqes së saj të ngushtë.
Gazetari: Joy Brenda?
Emily Mutua: Po!
Mbetet të shihet nga hetimet në vijim se përse një nga personat kyç që mund të hedhë dritë mbi vdekjen e vajzës nga Kenia, krejt papritur në intervistën ekskluzive në Report Tv ndryshoi totalisht qëndrim nga ato se çka deklaruar para hetuesve.
Shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja nga Kenia Joy Aoko u mor në pyetje për disa orë në lidhje me dyshimet e hetuesve se mund të ketë gisht në rrahjen dhe dhunimin e të resë, e cila pas disa muajsh në koma humbi jetën në një spital në Kenia. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.
Kujtojmë se që prej 13 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister.
Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve, Emily. E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.
Dëshmia kontradiktore e mikes së 22-vjeçares nga Kenia: Si e akuzonte pak muaj më parë Emily-n shoqja e dhomës
Ne kishim turne të ndryshme në punë, vetëm pak shiheshim. Nëse do isha prezente atë ditë do kisha disa konkluzione. Personi që jetonte me të është personi që di gjithçka lidhur me ngjarjen. Ne jemi vajza, flasim me njëra-tjetrën ndajmë gjëra, por lidhur me këtë rast jemi ulur kemi diskutuar çfarë mund të ketë ndodhur me të, dhe askush nuk di të thotë çfarë ndodhi.
Intervista e Joy Brenda për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në dhjetori 2022
Gazetari: Çkemi Joy?
Joy Brenda: Çkemi?
Gazetari: Je në Kenia tani?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Dua të të pyes lidhur me diçka për shoqen tënde Joy? Keni të njejtin emër?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Punoje në të njejtën kazino me Joyn?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Shoqja jote Joy, të tha për ndonjë problem që mund të kishte? Çfarë dyshon ti? Mund të ketë qenë e mërzitur apo e frikësuar për ndonjë gjë?
Joy Brenda: Nuk mund të them e frikësuar. Personi i vetëm për të cilin ajo më ka folur është shoferi. “Ai djalë po më përndjek për dy javë”. Kjo ishte e vetmja ankesë që ajo kishte
Gazetari: E dini emrin e tij?
Joy Brenda: Po, emri i tij është Rodi ( me pip zerin) ne tekst me pika
Gazetari: E dini mbiemrin e tij?
Joy Brenda: Jo nuk e di
Gazetari: Sa vjeç është ai?
Joy Brenda: Ai është 32
Gazetari: Po në lidhje me Emilin? Emili ishte shoqja e dhomës së Joyt?
Joy Brenda: Po, ato të dyja ishin në punë, Joy e mbaroi punën në orën 02:00 të mëngjesit ndërsa Emily në orën 07:00. Supozohej që kur të kthehej ta gjente Joyn në gjumë
Gazetari: Kur ajo u kthye në dhomë nuk e gjeti Joyn atje?
Joy Brenda: Jo, nuk e gjeti Joyn në shtëpi dhe fjeti gjumë
Gazetari: Dhe çfarë ndodhi më vonë?
Joy Brenda: Joy supozohej të ishte në punë në orën 3 pasdite. Nuk u paraqit dhe mua më morën në telefon shoqet e saj të më pyesin, dhe unë i thashë “më lejoni pak minuta të telefonoj dhe ju kthej përgjigje”. E telefonova numrin e Joyt dhe telefoni rezultoi i fikur, telefonova persona të tjerë që mund të kishin dijeni se ku ishte Joy dhe askush nuk dinte gjë
Gazetari: Kush e gjeti Joyn jashtë dhomës, të shtrirë në tokë?
Joy Brenda: Dy vajza nga Gjeorgjia. Njëra prej tyre po pinte cigare në ballkon dhe dëgjoi dikë që merrte frymë me rënkim, ajo thirri shoqen e saj duke menduar se është një qen që po vuan nga dhimbja, dhe aty vunë re që ishte një person. Kështu u gjet Joy
Gazetari: A ka qenë ndonjëherë në polici lidhur me këtë ngjarje ndërkohë që ishe në Shqipëri?
Joy Brenda: Po më thirrën dhe më pyetën për disa gjëra. I kam thënë që nuk mund të flas lidhur me diçka ndërkohë që nuk kam qenë atje
Gazetari: A ishte Joy në një lidhje me dikë ndërkohë që jetonte në Shqipëri?
Joy Brenda: Po ajo kishte të dashur. Unë vetëm atë djalë njoh
Gazetari: Ishte shqiptar apo i huaj
Joy Brenda: Ishte shqiptar
Gazetari: Ai jeton këtu në Tiranë?
Joy Brenda: Jo. I kam thënë dhe policisë që nuk mund të flas shumë për të sepse ai ishte një person shumë serioz dhe i rëndësishëm, shqiptar, por vinte rrallë në Shqipëri. Ai thjesht vinte në Shqipëri për 3-4 ditë dhe ikte. Dukej si biznesmen
Gazetari: Ti je në Kenia dhe e le punën në kazino?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Nuk do kthehesh më në Shqipëri?
Joy Brenda: Jo. Të them të drejtën nuk jam e lumtur për çfarë ndodhi me Joyn dhe me të gjithë situatën. Atje ku jetonin ata është një ambasadë dhe ambasada ka kamera, por ky është muaji i pestë dhe ende nuk ka një të dhënë se çfarë ka ndodhur atë ditë
Gazetari: Ti si shoqja e Joyt, çfarë dyshon se ndodhi me të?
Joy Brenda: Ne kishim turne të ndryshme në punë, vetëm pak shiheshim. Nëse do isha prezente atë ditë do kisha disa konkluzione. Personi që jetonte me të është personi që di gjithçka lidhur me ngjarjen. Ne jemi vajza, flasim me njëra-tjetrën ndajmë gjëra, por lidhur me këtë rast jemi ulur kemi diskutuar çfarë mund të ketë ndodhur me të, dhe askush nuk di të thotë çfarë ndodhi.
Gazetari: Është shumë e çuditshme që askush nuk di asgjë, apo jo?
Joy Brenda: Po shumë e çuditshme, unë këmbëngul te shoqja e dhomës, që besoj se ka shumë informacione të cilat ajo nuk po i jep. Ajo është personi që di se kush ka hyrë në shtëpi, besoj se ka informacione më shumë se çdo person tjetër. /Shqiptarja.com