Prej orës 11:00 ka nisur protesta në Tiranë. Qytetarët pas grumbullimit kanë marshuar në drejtim të Kryeministrisë për të protestuar.

Me pankarta dhe thirrje për uljen e çmimeve, protestuesit kërkojnë uljen e çmimeve që janë rritur në mënyrë galoponte pas nisjes së krizës.

E ndërsa kërkesat dihen, skenari si do të vijojë protesta nuk dihet. Disa prej tyre kanë artikuluar faktin se mund të ngrenë çadra përpara Kryeministrisë.

Kërkesat;

Heqje e taksës së qarkullimit

Pezullimi i TVSH për shportën

Zgjerimi i skemës për fermerët

Paketa reale ndihme për pensionistët dhe të varfrit

Hetim të koncesioneve që ndikojnë të çmimet në treg