Robert Aliaj ka reaguar ashpër pas ngacmimeve që Kejvina i ka bërë Kristit ditët e fundit duke i kërkuar vazhdimisht që të flenë bashkë. Ndonëse Kejvina e vajzat e tjera po e ngacmojnë Kristin në formë shakaje, Roberti shprehet se një provokim i tillë është presion psikologjik.
I ftuar në “Shqipëria live”, Roberti u shpreh se Kristi duhet të reagojë që kjo situatë mos të ketë pasoja. Ai bëri dhe krahasimin se nëse këto ngacmime do ndodhin nga një djalë do bëhej nami.

“Është një provokim shumë i rëndë. Nëse një djalë do ta bënte këtë dhe t’i kërkonte një vajze, për më tepër publikisht, që unë dua të flej me ty patjetër, në mënyrë imponuese…ju nuk e kuptoni që në kokën e një djali, në egon mashkullore, ky është një presion psikologjik që mund të ketë dhe pasoja nëse ai nuk reagon”, tha Roberti.