
nga Roland Lani
Në logjikën formale që nga antikiteti është i njohur forma e arsyetimit të gabuar që ndryshe quhet logjika Ad hominem. Në thelb kjo logjikë mbështetet në strategjinë mos u merr me tezën e kundërshtarit në debat por me biografinë e tij. Pra, jo çfarë thotë por kush e thotë.
I gjithë arsenali qeveritaro,modiatiko, pseudointelektual është i përqëndruar në logjikën Ad hominem kohët e fundit në funksion të mbrojtjes së Veliaj, pra kush është prokurori Olsi Dado dhe jo çfarë akuzash ka ngritur personi në fjalë ndaj Veliaj.
Janë turrur të gjithë të gërrmojnë në të shkuarën e tij, formimin profesional, jetën seksuale, trungun familjar, tiparet fizike, leksikun që përdor zakonisht në seanca gjyqësore, dietën, shijet muzikore etj. Sa më shumë element kompromentues të natyrës etike, profesionale dhe morale që evidentohem me të drejtë ose jo aq më shumë viktimizohet Veliaj dhe delegjitimohet procesi gjyqësorë.
Strategjia në fjalë synon ta ftoj publikun për të gjykuar jo për akuzën penale, dëmin ekonomik apo shkallën e shpërdorimit të detyrës të Veliaj por për aspektin etiko moralo të prokurorit apo për viktimizimin e kryetarit të bashkisë. Një strategji jo pa sukses në fakt në një shoqëri si e jona ku kultura e ligjit dhe ndjeshmëria ndaj korrupsionit është minimale.
Në këtë kurth ka rënë edhe Partia Demokratike e cila e kanalizon të gjithë akuzën e kryetarit të bashkisë Veliaj te jeta lluksoze e bashkëshortes së tij. Fokusi te objektet e lluksit të bashkëshortes jo te akuzat qëndrore e kryetarit të bashkisë e fton publikun që një pjesë ta urrej atë për shkak pamundësis për të bërë një jetë të ngjashme ndërsa pjesa tjetër e amniston pasi e konsideton normale një jetes të tillë. Kanalizimi i diskutimin publik te blerjet online jo te thelbi e fokuson diskutimin në detaje që mbi to fare mirë mund të abuzosh me çmimet, faturat, markat dhe në fund të kthehet edhe në një debat shterp.
Kështu që, qoftë qeveria për interesat e saj por edhe opozita për paditurinë e saj na kanë ftuar në logjikës Ad homines, pra të gjykojmë për biografitë e të akuzuarve jo për atë çfarë realisht duhet të gjykohen. /gazetajone