Para se ta ndizni në mëngjes cigaren e parë, mendoni pak për shëndetin e juaj fizik dhe mental, për shprehitë e këqija të cilat ju përcjellin një kohë të gjatë, e duhani është njëri prej tyre. Bindeni veten se mundeni – ndryshoni nevojat dhe shprehitë, le të jetë mëngjesi gjithmonë në vend të parë, e më pastaj e ndizni cigaren.
Edhe pse ky hulumtim nuk është bërë te ne, jemi të bindur se rezultatet do ishin të njëjta, sepse ne mund të “lavdërohemi” me numër të madh të njerëzve të cilët menjëherë pas fjalës “mirëmëngjesi” nxitojnë ta ndezin. Vetëm atëherë porositet kafja dhe pak kush mendon për mëngjesin.