Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Monika Lubonja është më aktive në rrjetet e saj sociale. Madje ditën e djeshme, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e shumtë.
Fansat kanë qenë kurioz që të dinë sa më shumë rreth saj, duke e pyetur që nga projektet, jeta private e deri te marrëdhënia me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Disa nga pyetjet që ndjekësit i kanë bërë aktores së njohur, e cila u ka kthyer përgjigje menjëherë:
Pse nuk martohesh, je ende e re dhe e freskët?
Sepse jam në kërkim, nuk ka dalë akoma princi
Ke fjetur te Fifi?
Ngelëm duke lënë data e orë, por ju e shikoni që Fifi është tërë kohën në koncerte. Por më datën 5 prill ne do bëjmë takimin dhe besoj atë ditë do shkoj të fle nga Fifi.
Çfarë u bë me atë udhëtimin që do bënit me Einxhel dhe gocat e BBV apo u harrua?
Folëm atëherë kur Einxheli… Tani Einxheli nuk ka kohë, duhet të shijojë Dagzin, më vonë kemi kohë akoma më vonë
E ke takuar Arjolën jashtë kamerave?
E dashur, jemi takuar kemi pirë kafe, kemi folur shumë gjatë me njëra-tjetrën dhe shumë shpejt do të ulemi të hamë dhe me bebat e Arjolës darka shumë të gjata
Na mungojnë momentet e tua në BBV
Më prit se do të futem në BB2 vetëm për ty
Si të duken Pm dhe Sarah dhe a ke ndonjë foto me ta?
Pm dhe Sarah janë çifti më i bukur dhe më i sinqertë që kemi, dje kemi qenë të tre bashkë, kemi darkuar, kemi folur për shumë gjëra të bukura. Unë i përqafoj fort se janë të dy shumë të mrekullueshëm
Si tu duk kënga e Triksës?
E ndjerë, ashtu siç është vetë Triksa, loqkë e bukur, suksese të tjera edhe mos harro jetë, jep shumë edhe në shpirt