Edhe pse Shqipëria ndodhet në një krizë ekonomike ku çmimet janë rritur, duket se kjo nuk ndihet për shqiptarët kur bëhet fjalë për dasmat.
Së fundmi Bes Kallaku dhe Mateus Frroku kanë marrë pjesë në një dasmë, ku kanë interpretuar disa nga këngët e tyre.
Ndërkohë në videot e ndara vetë prej tyre, duket se ‘një lumë’ parash është derdhur në dasmë ndërsa dyshja, interpretonte këngën “Rrapatushe” duke ndezur dhe atmosferën.
Sakaq në një prej videove, shihet këngëtari Mateus i cili merr një fshesë gjatë dasmës dhe mbledh paratë që janë hedhur.
Krahas videos ku paratë mblidhen me fshesë, Besi shkruan: “O Mates Frroku o çun për shpi”.