Tre persona vranë në orët e para të mëngjesit të sotëm, rojën e godinës së Top Channel, Pal Kola, 60-vjeç. Ky i fundit jetonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte të mjerueshme, teksa punonte çdo ditë, edhe për festa, për bukën e gojës.
I ndjeri çdo ditë, shkonte në këmbë nga Sharra në Mëzez, tek Top Channel, ku punonte roje për të mbajtur veten dhe familjen. Pal Kola kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel.