Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u zbulua paraditen e sotme në Tiranë ku u gjet një foshnjë e braktisur në bodrumin e një pallati.
Foshnjë e sapolindur ishte lënë e mbështjellë me batanije në bodrumin e një pallati në Yzberisht. Njëri prej banorëve të pallatit dëgjoi të qarat dhe shkoi drejt për të parë çfarë po ndodhte.
Sapo konstatoi se foshnja ishte e braktisur, njoftoi policinë, e cila e mori dhe e transportoi në spital. Tashmë foshnja është në gjendje të mirë në kujdesin e mjekëve.
Vazhdojnë hetimet për të zbuluar se kush ishte nëna që e braktisi.