
Një 47-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Itali mbrëmjen e së premtes.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 23:00 në Santerno të Ravennas.
Sipas mediave italiane, ka qenë një person i panjohur që qëlloi me armë në drejtim të 47-vjeçarit shqiptar në një lokal.
Nga të shtënat, shqiptari mbeti i plagosur në këmbë dhe u dërgua në spital, ai paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autori u largua në këmbë pas ngjarjes, policia italiane është hetuar për të arrestuar autorin, ndërsa i plagosuri shqiptar është person i njohur për autoritetet.