Një biznes është qëlluar disa herë me armë zjarri, pasditen e kësaj të enjte në Laç.

Burime bëjnë me dije se në drejtim të dyqanit është qëlluar me rreth 30 plumba. Nga pamjet duket se dëmet në dyqan janë të konsiderueshme.

Të gjitha xhamat dhe pjesa e dekorit brenda tij janë dëmtuar, ndërkohë nuk raportohet për viktima. Mësohet se policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi:

Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.