
Një 24-vjeçari është arrestuar pasi qëlloi në ajër me armë zjarri pistoletë teksa lëviztë me makinë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërkohë që pamjet teksa i riu shkrepte armën përfunduan në rrjetet sociale.
Duket se i riu me iniciale E.B., ka qëlluar në ajër me pistoletë gjatë një ceremonie martesore, teksa një autokolonë me dasmorë kalonte në autostradë.