Vijojnë batutat në komisionin Hetimor për inceneratorët edhe pse kryeministri Rama ka më shumë se 8 orë që po dëshmon.
Që në fillim të dëshmisë së tij, Rama kërkoi të mos përdorej termi “aferë” për inceneratorët, ndërsa gjatë gjithë kohës ka kërkuar të gjendej se nga ku dilnin 430 milionë euro nga kjo “aferë”.
Megjithatë, Tabaku e përmendi sërish “aferën me 430 milionë lekë”, ndërsa Rama bëri kryqin dhe shpërtheu në të qeshura.
Boçi: Kryqin bëje mirë, sipas përkatësisë fetare.
Rama: Çfarë përkatësie fetare kam unë?
Boçi: Atë nuk e di unë, pasi keni disa përkatësi. Nuk e dimë.
Rama: Po t’iu dëgjosh ju, edhe Papa mund ta bëjë kryqin mbrapsht.