Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin nga detyra të Egra Ibrahimit nga posti i drejtueses së Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit.
Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Siç bëhet me dije në vendim, ky post i është besuar ish kryebashkiakut të Librazhdit Kastriot Gurra.
Gurra ka qenë kryetar i Bashkisë Librazhd nga viti 2015-2023 dhe është përfolur në media për afera galopante gjatë drejtimit të këtij institucioni.
Ndërkohë Egra Ibrahimi mbante detyrën e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit prej 9 shtatorit 2022, kur dhe zëvendësoi në këtë post Erlis Herenin, i cili u shkarkua nga Këshilli i Minsitrave.