Kryeministri Edi Rama është pritur me iso dhe daulle gjatë inagurimit të tunelit të Lllogarasë.
Më pas Rama u ngjit në autobusin me qytetarë për të përshkuar tunelin 6 km, i cili edhe pse u ndërtua me paratë e buxhetit të shtetit, do t’i vihet një tra me pagesë prej 5 eurosh për këdo që do kalojë.
Pra, thënë më thjeshtë me iso apo pa iso, do paguajmë sërish për një investim që është bërë me paratë e taksave tona.
“Llogara, Vlorë – Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, që sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë, si edhe një motor i ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit, të cilës në fund të vitit do t’i shtohet edhe motori i fuqishëm i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan Rama në Facebook.