Nën/Kryetari i PD Luçiano Boçi ka deklaruar se grupi parlamentar do të depozitojë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për fluturimet e kryera nga kryeministri Edi Rama, pas publikimit të të dhënave nga hakerat të sistemit TIMS.
Boçi akuzoo Ramën se “ka djegur në ajër 22 milionë euro të shqiptarëve”.

“Ndërsa shqiptarëve Rama i kërkon të ngrohen në diell për të kursyer energjinë u tund në formë kërcënimin tmerret e luftës e i lë në det të hapur vetë nuk ndalet në luksin e shfrenuar
Sipas të dhënave nga sistemi TIMS Rama ka flututaer 137 herë duke djegur në ajër 22 milionë euro të shqiptarëve.

Për këtë arsye grupi ynë parlajmetar do dorëzojë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e kësaj afere korruptive për të zbuluar fytyrën e vërtetë të regjimit.

Do kërkojmë mbështetjen e të gjithë deputetëve e cdo tentativë për ta refuzuar apo penguar do konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve”, tha Boçi.