rama

Kryeministri Rama ka deklaruar se PS dhe ai vetë janë e vetmja garanci për mbijetesën dhe vazhdimësinë e SPAK, pas paralajmërimeve nga Sali Berisha për shuarjen e Prokurorisë së Posaçme.

“SPAK nuk është i Kushtetutës dhe Reformën në Drejtësi, tek kjo e fundit marr autorësinë së bashku me PS. Amerika është tërhequr nga kjo punë. Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërhequr, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. SPAK është këtu dhe ka vetëm një garanci: PS dhe unë në krye të saj,” – u shpreh Rama./gazetajonë