Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në Këshillimin e ri Kombëtar që do të zhvillohet në fund të këtij viti do të pyeten qytetarët nëse duan që të publikohen pagat e të gjithëve njëherë në vit në “shesh”, sikur ndodhi më skandalin e pak muajve më parë.
“Ideja që pagat të bëhen publike njëherë në vit. Nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë dhe me të bërë, por që ia vlen të konsultohet opinioni publik” tha ai duke e “legjitimuar” skandalin.
Arsyeja? Edi Rama tha se skandali që ndodhi në fund të vitit të kaluar bëri që bizneset “të reagojnë pozitivisht duke reflektuar ndryshimet në lidhje me pagat e punonjësve” tha ai gjatë konferencës mbi ecuria e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet.