Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë fjalës së tij në mbrëmjen Gala e më të mirëve të 2022 për futbollistet dhe futbollistët ka listuar një sërë arritjesh të vitit që lamë pas.

Nga Teatri i Operës dhe Baletit Duka tha se vitit 2022 ishte një vit i mbushur me plot ngjarje, evente të ndryshme në futbollin shqiptar.

Gjithashtu, presidenti u ndal edhe te kryeministri Edi Rama të cilin e falenderoi për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me Federatën Shqiptare të Futbollit për realizimin e stadiumit “Zeqir Ymeri” në Kukës.

Duka bëri me dije se Rama nuk është i pranishëm në këtë mbrëmje për shkak të një arsye shëndetësore.

“Është një vit i mbushur me ngjarje, evente zhvillime në futbollin shqiptar. E nisëm vitin me Kuvendin tonë të debatuar dhe të sulmuar, e vazhduam me strategjinë futbolli për kombin, vazhduam me një event të rëndësishëm ndërkombëtar finalja Europa Conferenc League në 25 maj e cila dëshmoi se jo vetëm Federata e Futbollit por gjithë Shqipëria mund të organizojë evente të rëndësishme.

Inaguruam stadiumin Zeqir Ymeri në Kukës ku në këtë rast falenderoj kryeministrin dhe qeverinë shqiptare që u bashkua me Federatën e Ftubollin si në dy stadiuemt e mëparsme në Elbasan dhe Shkodër. Në të njëjtën kohë dua ti uroj shërim të shpejtë kryeministrit se do të ishte sonte këtu por për arsye shëndetësore nuk është”, tha Duka.