
Nga Brukseli, në ditën kur Shqipëria hap zyrtarisht negociatat me BE-në, kryeministri Rama u shpreh se konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian është një hap tejet i rëndësishëm për Shqipërinë.
Rama theksoi se ky hap është fundi i një fillimi për një Shqipëri europiane, ndërsa nuk harroi edhe Ballkanin e Hapur, një tjetër nismë.
“Ne qëndruam në këmbë falë 3 vitesh të ndërlikuara, me refuzime, pandeminë, lufta, krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan më shumë se çfarë ishim.
Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Ne na duhet të ngremë dhe ndërtojmë një Shqipëri europiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur perëndimor”, u shpreh Rama.