Edi Rama është tashmë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai është shprehur se grupi i UEFA-s ka vlerësuar pastërtinë e Tiranës, që vendosi finalen në kryeqytet. Këtu, ai ka ofenduar edhe banorët e Kamzës, ku ka thënë se specialistët e Uefa-s nuk vijnë nga Kamza, por nga Zvicra.
“Një nga karakteristikat e inspektimit të grupit të Uefas për përcaktimin e finales ishte pastërtia, sa për dijeni dhe ata nuk vinin nga Kamza e Xhelal Mziut dhe ata vinin nga Zvicra. Pastërtia e Tiranës ishte një nga pikat dhe sigurisht që këto janë gjëra të vogla për ju se ju merreni me gjëra më të mëdhaja.” tha Rama.