
Edi Rama paralajmëroi sot se asnjë nga deputetët meshkuj të PS-së që ka fituar një mandat nuk do të jetë pjesë e listës së mbyllur të PS-së. Përjashtim bëjnë drejtuesit politikë, ndërsa në këtë mënyrë kryeministri po rrezikon mandatin e “gardës së vjetër” të PS-së, duke nisur nga Erjon Braçe, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri Xhemal Qefalia apo të tjerë, të cilët në pjesën më të madhe të kohës kanë qenë të pazëshëm në parlament.
Në zonën e rrezikut janë gjithashtu deputetët e rinj si Toni Gogu, Ilir Ndraxhi dhe Etjen Xhafaj. Ky i fundit, me deklaratën e disa ditëve më parë (jashtë orientimit të partisë), rrezikon më shumë se listën e hapur.
Forma që ka gjetur Edi Rama për të lënë jashtë parlamentit të vjetrit e PS-së u “zbukurua” sot edhe me deklaratën e tij se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me veten, nëse do të jetë në listë të hapur apo të mbyllur.
Qartazi, kryeministri po heq qafe një pjesë të mirë të socialistëve me të cilët bashkëqeverisi këto vite, për të vendosur në lista emra të rinj dhe të panjohur.
Një strategji për të “shpëlarë” namin dhe vulën e një grupi parlamentar që vitet e fundit ka prodhuar ministra dhe drejtues të lartë që kanë rënë në rrjetën e SPAK.
DEPUTETËT QËMBETEN JASHTË OSE NË LISTË TË HAPUR
1. Anduel Tahiraj
2. Arben Pellumbi
3. Bardhyl Kollçaku
4. Baftjar Zeqaj
5. Bujar Çela
6. Erjon Braçe
7. Etjen Xhafaj
8. Fadil Nasufi
9. Fatmir Xhafaj
10. Florenc Spaho
11. Ilir Metaj
12. Ilir Ndraxhi
13. Ismet Beqiraj
14. Klevis Xhoxhi
15. Lavdrim Krrashi
16. Luan Duzha
17. Nasip Naço
18. Niko Kuri
19. Ornaldo Rakipi
20. Petro Koçi
21. Saimir Hasalla
22. Toni Gogu
23. Vullnet Sinaj
24. Xhemal Qefalia.
/gazetajone