Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni në QSUT mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.
Mësohet se ndërhyrja është bërë nga doktori, Arben Gjata dhe gjendja e kryeministrit sipas stafit të tij është e mirë dhe e qëndrueshme.
Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Rama u diagnostikua me apendesit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë